Bjond me sy bojëqielli! Emily Ratajkowski zbulon portretin e plotë të djalit

Emily Ratajkowski ka ndarë disa foto të mrekullueshme të saj dhe djalit, Sylvester Apollo Bear. Modelja dhe bashkëshorti i saj, Sebastian Bear-McClard, mirëpritën djalin e tyre në Mars. “Sylvester Apollo Bear na është bashkuar me ne në anën e Tokës.

Sly erdhi në jetë në 3/8/2021 në mëngjesin më surreal, të bukur dhe të mbushur me dashuri të jetës sime”, njoftoi asokohe modelja. Tani, modelja ka postuar një disa foto të rralla ku ka zbuluar portretin e plotë të fëmijës pas gati 8 muajsh.

Modelja ishte shprehur më parë se nuk do ta zbulonte gjininë e fëmijës deri kur të mbushte 18 vjeç. “Ne duam t’ju përgjigjemi të gjithëve që nuk do të duam ta tregojmë  gjininë derisa fëmija ynë të jetë 18 vjeç dhe ta vendosë vetë”, u shpreh asokohe Emily.

Share With:
Translate »
208 Views