Çfarë shije ka qumështi i gjirit?

Përfitimet e ushqyerjes me gji për fëmijën janë të shumta. Nga forcimi i sistemit imunitar e deri te zhvillimi kognitiv i foshnjës.

Por këto janë përfitimet për foshnjat dhe të rriturit mund të kenë shumë pyetje në lidhje me të, si shija dhe aroma e tij.

Shijen e tij

Padyshim që shijon shumë ndryshe nga qumështi i kafshëve. Shumica thonë se shijon si një version më i rëndë i qumshtit të bajames. Megjithatë, shija e tij ndikohet nga dieta e nënës. Nëna të ndryshme që e provuan gjithashtu raportuan se shija të kujtonte ujin me sheqer, akulloren e shkrirë dhe madje edhe mjaltin.

Nga ana tjetër, fëmijët që e kanë ndërprerë gjidhënien në moshë më të madhe kanë raportuar se ka një shije shumë të ëmbël.

Aroma e tij

Shumica e nënave raportojnë se aroma, por edhe shija, të kujton qumështin e kafshëve por në versionin e tij më të ëmbël, ndërsa një përgjigje po aq popullore është se ka aromë sapuni. Nga ana tjetër, qumështi i ruajtur në frigorifer dhe më pas i shkrirë mund të ketë një aromë më të thartë, gjë që është normale.

Share With:
Translate »
36 Views