A janë ndarë pak muaj pas lindjes së vajzës? Belen dhe Antonio na bëjnë të dyshojmë nga këto detaje

Në pothuajse të gjitha mediat rozë të mediave italiane po qarkullon lajmi i ndarjes së Belen Rodriguez me Antonio Spinalbese ose mbase po kalojnë një krizë në çift.

Pak ditë më parë, çifti publikoi në llogaritë e tyre në Instagram foto duke u përqafuar e puthur, prandaj në fillim këto dyshime u hodhën poshtë. Por duket se prezantuesja dhe partneri i saj prej disa javësh nuk shfaqen më bashkë (as në rrjetet sociale dhe as para paparacëve). Gjë që nuk ka ndodhur kurrë që nga fillimet e lidhjes së tyre.

Deri më sot, as Rodriguez dhe as Spinalbese nuk kanë folur për këtë çështje. Por dje Belen publikoi një story në Instagram me anë të së cilës duket se konfirmoi krizën me babain e vajzës së saj.

“Qëndroni beqarë derisa të gjeni atë personin që nuk ka më frikë nga stuhia, sepse do të kërcejë me ju në shi dhe me një lot në fytyrë, të cilin nuk do ta vini re për shkak të shiut. Ai do të të thotë se ti je gjëja më e bukur që nuk po e kërkonte, por që thellësisht shpresonte ta gjente”,- shkroi Belen në postimin e saj.

Deri tani nuk dihen ende arsyet që mund ta kenë shtyrë çiftin të thonë lamtumirë, por në intervistën e fundit me “Verissimo”, Rodriguez pranoi me sinqeritet se marrëdhënia mes saj dhe Antonino-s nuk ishte gjithmonë me trëndafila dhe lule.

“Ai është një person i veçantë edhe nëse ndonjëherë zihemi, ka një karakter të fortë. Ai do që të komandojë, por kjo është e vështirë për mua”,- shpjegoi Belen, por pa përmendur në asnjë çast mundësinë e një krize.

Share With:
Translate »
168 Views