Shtatzënia i ndali projektin artistik, Teuta Krasniqi rrëfen përgjigjen e Burbuqe Berishës

Burbuqe Berisha, regjisorja nga Kosova u nda nga jeta, duke lënë pas shumë kujtime, punë profesionale dhe një dashuri e mall në zemrat e njerëzve që ishin pranë saj. Në emisionin “Rudina” në Tv Klan, aktorja Teuta Krasniqi tregoi disa kujtime të ëmbla që i kishte me të, siç ishte momenti i ndarjes së lajmit të shtatzënisë, gjatë kohës që përgatiteshin për filmin e radhës.

Teuta Krasniqi: Edhe në filmin e fundit “ Një tregim Prishtine”, e ka pasur projekt me shumë zemër, kemi punuar të gjithë në atë film. Madje e veçanta e Buqes ka qenë që kur kemi filluar përgatitjet, natyrisht ma ka dërguar skenarin edhe ka pasur dëshirë që unë të isha protagonistja e filmit edhe në atë kohë ndodhi që unë mbeta shtatzënë edhe i thashë “Buqe, zemër angazhoje ndonjë aktore tjetër sepse do të të duhet të më presësh dhe një vit”. Ajo tha “kurrsesi ky skenar është shkruar për ty, ky rol është vetëm për ty dhe unë kam për të të pritur”. Edhe në fakt ashtu ndodhi, priti më shumë se një vit, vetëm për vetëm të mbante fjalën, dhe ky ka qenë konfirmimi i dashurisë së saj të madhe, pak kush që ajo ka pasur dhe i një besimi që natyrisht edhe në aspektin njerëzor, personal të bën të ndihesh mirë, shumë i pranuar, por edhe në aspekt profesional konfirmon gjithçka. Ka qenë e mirë dhe me njerëzit që i kanë bërë padrejtësi.  Nuk e di, e kam pasur gjithmonë sinonim të personit të fortë që pavarësisht sfidave, nuk është ndalur, ka vazhduar tutje, pavarësisht që nuk e ka pasur të lehtë asnjë rrugëtim.

Share With:
Translate »
193 Views