A preferohet që gratë shtatzëna të konsumojnë duhan gjatë shtatzënisë së tyre?
Brenda këtij studimi ishin 4.8 për qind e grave shtatzëna që konsumonin duhan.Gjithashtu, ekipi studiues mori edhe një grup të grave shtatzëna që nuk konsumonin duhan.
Qëllimi i këtij studimi ishte të shqyrtonte efekte anësore të duhanit.
Sipas rezultateve, pirja e duhanit rrit rrezikun e lindjes së parakohshme dhe këputjen e parakohshme të membranave të vogla të foshnjeve të sapolindura në moshën gestacionale të shtatzënisë.
Megjithatë, rezultatet treguan se duhani zvogëloi rrezikun e preeklampsisë, korioamnionit dhe hemorragjisë pas lindjes.
“Ne gjetëm shkallë të reduktuar të lindjeve vaginale operative dhe hemorragjisë pas lindjes në mesin e grave duhanpirëse”, tha Dr. Ido Feferkorn, autor i studimit.
“Është intersante të studiohet më tej kjo lidhje dhe të kuptohet patofiziologjia pas këtij zbulimi”, shtoi ai.

Krahas këtyre rezultateve, pirja e duhani e sidomos gjatë shtatzënisë është jo e preferueshme.
“Pirja e duhanit i vë të gjitha llojet e stresit në funksionin e një gruaje”, thotë Yen Tran, gjinekolog.
“Kur shtoni ndryshimet që vijnë me shtatzëninë, rritet rreziku i rezultateve të papritura”.
E një nga këto rezultate është pesha e vogël e lindjes. Kjo shkaktohet nga furnizimi i ulët i oksigjenit nga pirja e duhanit, i cili gjithashtu mund të rezultojë në një rrezik të zvogëluar të preeklampsisë.
Megjithatë, pesha e ulët e lindjes mund të dërgojë në gjymtyre dhe organe të pazhvilluara, sipas Dr.Tran.