Ka lezet! Ëndrrën e saj më të madhe, Sara Hoxha do ta realizojë te Poem

Sara Hoxha është padyshim një ndër personazhet më të ndjekur dhe të komentuar në rrjetet sociale. Partnerja e Ledrit përpiqet të ndajë me ndjekësit e saj sa më shumë të jetë e mundur nga jeta e saj personale, teksa na e zbukuron gjithmonë ditën me foto e video të të voglës, që është kthyer në bebushen më të famshme të Instagram-it.

Mesa duket familja e bukur e Sarës dhe Ledrit do të zgjerohet së shpejti pasi blogerja në një intervistë virtuale me ndjekësit e saj është shprehur se ka shumë dëshirë që ta bëjë Poemën me një motër. E pyetur nëse ka dashur të ketë një motër, Sara tregoi se kjo ka qenë ëndrra e saj më e madhe, ndaj dhe do shumë ta realizojë për Poemën.

“Ka qenë ëndrra ime më e madhe të kisha një motër dhe kjo është arsyeja pse Poem nuk do ta lë pa motër”, ka shkruar Sara.

Kështu ajo ka lënë të kuptohet se në planet e Ledrit dhe të saj është padyshim një fëmijë i dytë.

Duke u përgjigjur kuriozitetit të fansave, Sara ka zbuluar më herët se cila ka qenë sakrifica më e madhe që ka bërë për hir të dashurisë.

Lashë një pjesë të familjes sime pas për të krijuar familjen time”, është përgjigjur Sara dhe pas këtyre fjalëve të gjitha vajzat kanë gjetur veten.

Share With:
Translate »
260 Views