E rëndë në Kamëz/ Babai që rrahu vajzën 5-vjeçare, dyshohet edhe për përdhunim
Detaje të rënda janë zbuluar nga ngjarja në Kamëz, në Tiranë, ku një baba 27 vjeçar është arrestuar pasi ka dhunuar brutalisht vajzën e ti 6-vjeçare, duke i shkaktuar dëmtime në organet e brendshme.
Mediat raportojnë se në momentin e ngjarjes nëna e vajzës ka qënë në punë dhe ajo ndodhej në shtëpi vetëm me të atin, i cili ka dëshmuar se e ka dhunuar sepse vajza po e bezdiste.
Policia dyshon se përveç dhunës fizike mund të këte pasur edhe abuzim seksual dhe për ketë fëmija po i nënshtrohet kontrolleve nga mjeket ligjore.