Borëbardha e Siberisë, modelja e vogël albine i ka mahnitur të gjithë

Një vajzë albine është shndërruar në sensacion në Siberi. Shumë agjenci modelesh kanë nisur ta kërkojnë edhe pse ajo është vetëm 8 vjeçe. Nariyana është fëmija i dytë i një familjeje të zakonshme me flokë të zinj në Republikën Sakha, ose Yakutia në Siberi, por ndryshe nga të gjithë të afërmit ajo është ekstremisht bionde dhe lëkura e saj është si porcelan. Ajo është fotografuar edhe me të motrën 14 vjeçe, Karina, nga fotografi Vadim Rufov. “Është personi më i pazakontë që kam takuar. Një vajzë nga Sakha me emrin Nariyana. Ajo është albine. Ajo është pabesueshmërisht artistike dhe kaloi dy orë duke pozuar për mua. Që nga çasti që u takuam, ne filluam të flisnim sikur e njiheshim. Në të vërtetë, sytë e saj nuk e kanë qejf dritën e fortë, megjithatë fotot dolën shumë të bukura. Më pëlqejnë shumë”, ka thënë fotografi Vadim Rufov. Edhe pse ajo ka marrë disa oferta, mamaja, Elena, thotë që Nariyana është shumë e vogël. Ajo ka treguar që Nariyana është e vetmja albine në familjen e saj dhe të të shoqit, Albert. “Ne kemi marrë shumë oferta nga agjenci modelingu dhe reklamash por është ende herët që ajo të punojë Asaj i pëlqen kërcimi dhe vizatimi. Kur të rritet do e zgjedhë vetë çfarë do të bëhet. Kur e pyes tani, më thotë që do të bëhet modele”, ka thënë e ëma. Elena ka treguar për familjen. “Unë kam tre fëmijë. Më e madhja, Karina, është 14 vjeç. Nariyana është 8. Ato kanë edhe një vëlla, Ayann, një emër tradicional Yakut, që është lindur vetëm para 10 muajsh. Tani jam me leje lindje. Ayaan ka flokë të errët dhe ju duhet ta keni parë Karina-n në Instagram?” Sakha është rajoni më i madh në rajon në Federatën e Ruse dhe është i njohur si më i ftohti. Tani ka Borëbardhën e tij.

Share With:
Translate »
1858 Views