“Diçka brenda meje ndryshoi një herë e përgjithmonë” edhe lady Diana paska kaluar depresion postpartum

Depresioni postpartum është një çrregullim i ndërlikuar që shkaktohet nga një sërë faktorësh fizikë dhe psikologjikë. Ekuilibri hormonal në trupin e një gruaje ndryshon pas lindjes, duke shkaktuar ndryshime kimike në tru, dhe duke çuar në ndryshime në gjendjen shpirtërore. Ai nuk kursen askënd, madje as pjesëtaret e familjes mbretëtore.  Së fundmi në shtypin britanik është zbuluar se edhe princeshë Diana vuante prej tij.

Në vitin 1982 kur princesha lindi fëmijën e saj të parë, William-n, depresioni ishte diçka që nuk ishte diskutuar kurrë në publik dhe as privatisht me miqtë dhe familjen. Princeshë Diana ishte nga ato gra që dëshironte t’i mbante shqetësimet dhe ankthin për veten, dhe nuk ka ndarë asnjëherë me të tjerët ndjenjat negative. Ajo më vonë ka dhënë një intervistë të sinqertë rreth kësaj periudhe të errët në jetën e saj me gazetarin britanik, Andrew Morton për librin e tij të quajtur Diana: Her True Story.

Në këtë libër, Diana ndan sesa presion mediatik ka pasur rreth shtatzënisë së saj të parë dhe se si gjërat u përkeqësuan pas ardhjes në jetë të foshnjës. “Erdhi në shtëpi dhe e kuptova që diçka brenda meje kishte ndryshuar. M’u duk sikur nuk isha unë, trupi im, sikur një Diana tjetër kishte zënë vendin tim. Kisha ankth, ndihesha e frikësuar. dhe nuk kishte faj foshnja, por mendimet në kokën time. U shqetësova shumë”,-mësohet të ketë thënë ajo.

Edhe pse Diana mori trajtim, ajo tha se i mungonte koha personale, hapësira dhe mbështetja e familjes së saj, gjë që ajo nuk e ndjeu se e kishte mjaftueshëm. Për më tepër, depresioni i saj goditi rëndë jo vetëm shëndetin e saj fizik dhe psikologjik, por edhe martesën e saj.

Share With:
Translate »
202 Views