U përpoq të bënte sfidën e “Squid Game”, një 14-vjeçar shtrohet në spital

Një djalë 14-vjeç është shtruar në spital pas një përpjekjeje për të rikrijuar sfidën famëkeqe të Squid Game me ëmbëlsirën me mjaltë.

Loja, e quajtur gjithashtu Dalgona Candy, është veçanërisht e njohur për audiencën koreane.

U përpoq të bënte sfidën e 'Squid Game', një

14-vjeçari nga Sidnei, Australi është dëmtuar rëndë. Aiden Higgie mori një recetë në TikTok për të krijuar ëmbëlsirën dhe që më pas ta bënte me formë e ta këpuste me gjilpërë, por përzierja shpërtheu në mikrovalë. Ai pësoi djegie të shkallës së parë në dorë dhe djegie të rënda të shkallës së tretë në këmbë, për të cilat mjekët kanë frikë se do të duhet transplantim i lëkurës.

Kjo është vetëm një ngjarje që dëshmon se “Squid Game” ka pasur një ndikim shumë më të thellë sesa dhe të rrezikshëm në shoqëri.

Kostumet si tek filmi, kanë bërë namin me shitje për Halloween kudo në botë.

Share With:
Translate »
215 Views