Së shpejti prindër, Dorian Ramaliu dhe partnerja e tij zyrtarisht të martuar

Pak para se të presin në jetë fëmijën e tyre të parë, Dorian Ramaliu dhe partnerja e tij Iva kanë zyrtarizuar në martesë dashurinë e tyre.

Lajmin e bukur e ka ndarë me miqtë vetë moderatori i “Fiks Fare”, duke publikuar disa foto nga dita e celebrimit. “Një jetë me ty! Dy vite bashkë dhe sot një familje. 3.11.2021 #burrëdhegrua”,– shkruan Dori në krah të fotos.

Me dhjetëra urime janë shkruar pas këtij postimi të bardhë të çiftit që shumë shpejt do të ketë në krahë fëmijën e parë, gjininë e të cilit Dori dhe Iva e zbuluan pak muaj më parë në “Pushime on Top”.

Edhe pse kishin dëshirë të ishin prindër të një vajze për herë të parë, si Dori, ashtu edhe Iva janë të lumtur që do të presin në jetë një djalë.

Share With:
Translate »
306 Views