Reagon ashpër Robert Aliaj për “Prindi1” dhe “Prindi2”: Jeni dakord që ti ktheni fëmijët në mall dhe ti bleni në supermarket sipas nevojave?

Artisti Robert  Aliaj Dragot, ka reaguar ashpër pas debatit të fundit në lidhje me futjen e koncepteve “Prindi 1” dhe “Prindi 2” në formularët e institucioneve apo dhe nismës për birësimin e fëmijëve nga persona të pa martuar apo që bashkëjetojnë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Aliaj thekson se jemi duke jetuar në një epokë, ku një minoritet absolut po i imponohet një maxhoriteti absolut.

Aliaj në reagimin e tij nuk ka lënë pa përmendur as kërcënimin e Pastorit Akil Pano, ndërkohë që thekson se po të përfshihet apo të japësh një mendim për akuzat LGBT etiketosh si racist apo ksenobof.

“Eshtë e paimagjinueshme që po jetojmë një epokë me bythë përpjetë ku një minoritet absolut po i imponohet maxhoritetit absolut. Kujtoj kercenimin e nje pastori live ne televizionin Top Channel.

Ka një tendencë të tmerrshme në rritje që kushdo që ka një pikëpamje të kundërt ndaj këtyre fenomeneve të mbështetura nga LGBT (të politikave identitare gjinore, mohimit të mëmësisë apo atësisë, imponimit të dhunshëm të një modeli degradues shoqëror,) të denigrohet, të atakohet  dhe të quhet racist, ksenofob ose më keq. Çdo formë e debatit racional është bërë e vështirë nëse jo e pamundur, me keq se në diktaturë.

ky imponim është në të njëjtën kohë, i pamundur dhe i padëshirueshëm. Këto klane të rrezikshme kërkojnë të fusin hundët dhe të korrigjojnë të pakorrigjueshmen, gjëra që nuk pasqyrojnë shtigjet individuale të secilit, as ato shoqërore.

Eshtë kjo luftë kundër bërthamës së familjes miliardavjeçare? Jeni Ju dakord me komercializimin e femijëve, konvertimin e tyre në mall, apo qe shumë shpejt te keni mundesi te bleni fëmijë në supermarket sipas nevojave të secilit?”, shkruan ai.

Share With:
Translate »
156 Views