“Ta varin, i shkruante fjalë turpi”, flet gjyshja e 14-vjeçares së ngacmuar nga drejtori

Gjyshja e 14-vjeçares, njërës prej vajzave të ngacmuara seksualisht nga drejtori i shkollës së fshatit Stropckë në Pogradec ka folur për Top Channel.

Ajo tha se vajza ka folur për dy javë me drejtorin dhe ai i shkruante fjalë turpi.

Sipas së moshuarës, vajza ka jetuar me ta, pasi prindërit i ka në Greqi.

“I ka shkruar çupes në telefon, çupa i kishte thënë kujdestares së klasës, kishte folur me ato pastaj e morëm vesh ne këtë gjë. Ne atë ditë nuk e dinim fare, çupën e kishin marrë e kishin çuar në Pogradec. Ne nuk e dinim pastaj erdhën na thanë që çupa shkoi në Pogradec. Nuk e di çfarë i shkruante por llafe turpi.”

“Kishte dy javë që shkruante me çupën. Vajza na tregoi pastaj, prindërit i ka në Greqi ne kujdesemi për të. Shkuan bashkë në komisariat me çupën tjetër dhe babanë e asaj. Dje na thirrën dhe djalin. Ne nuk dalim dot jashtë përjashta,për çupën. Shteti e di,ata njerëz që bëjnë këto gjëra, ta varin. Ka 3 ose 4 vjet drejtor në këtë shkollë ndërsa çupa ka 2 vite se ishte në Tiranë”, tha e moshuara.

 Policia ka arrestuar një 59 vjeçar në Pogradec, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura.

Adriatik Haxhillari, me profesion drejtor në shkollën 9 vjeçare të fshatit Stropckë u arrestua një ditë më parë për ngacmim të dy nxënëseve të mitura.

Sipas informacioneve, ngacmimi ndaj minoreneve ka filluar disa javë më parë. Ka qenë policia e Pogradecit ajo që në bazë të informacioneve ka mundur të zbulojë në prani të psikologeve nga dy vajzat e mitura të cilat kanë pranuar se drejtori u ka bërë shenja gjatë mësimit.

Po ashtu, ai u ka dërguar sms ngacmuese në orët e natës. Vajzat e mitura nuk kanë treguar në familje dhe as kanë denoncuar, por policia ka mundur t’i bindë për të treguar se çfarë kishte ndodhur.

Pritet që autori të dalë para gjykatës ditët në vijim për të marrë masën e sigurisë për veprën penale “ngacmimi seksual”. Ndërkohë mësohet se drejtori është pezulluar nga puna.

Sipas të dhënave të tjerë mësohet se mesazhet e para janë parë nga vëllai i njërës prej vajzave, e cila i kishte prindërit në Greqi dhe shqetësohej me thirrje ne telefon në orën 23:00 të natës.

Më pas i vëllai i ka shkuar te takojë drejtorin dhe e ka goditur. Të nesërmen drejtori e ka thirrur për t’i kërkuar ndjesë.

Drejtori i ngacmonte vazjat në klasë duke u bërë shenja, kafshime buze dhe ngacmime në oborr të shkollës.

Vajzat nuk e kanë pasur të regjistruar numrin me emër dhe kjo është në verifikim, por para psikologut kanë thënë se ishte drejtori, ndërsa mësohet se koha e ngacmimeve ka zgjatur 3 javë deri në një muaj.

Share With:
Translate »
169 Views