Bredhi i ndezi që tani dritat në shtëpinë e Bruna Lahes, për arsyen më të ëmbël

Festat e fundvitit janë periudha më e bukur e vitit dhe të gjithë mezi presim të nisim zbukurimet e bredhit. Ama, moderatroja simpatike, Bruna Lahe i ka ndezur dritat e festës qysh tani. Dhe e ka bërë për arsyen më të ëmbël dhe romantike, siç në fakt vetë festat zgjojnë brenda nesh.

Bashkëshorti i Brunës ka patur ditëlindjen dhe ajo ka zgjedhur t’i bëjë “dhuratë” atmosferën e Krishtlindjeve. Dhe si për të mos ia lënë të gjithë vëmendjen atij, ajo shkruan: Ditëlindje për qejf të babit apo të gocës?

Me këtë arsye e shpallim të hapur sezonin e festave në shtëpinë tonë, thotë Bruna dhe sapo na dha idenë të bëjmë gati kutitë e zbukurimeve, sepse atmosfera është në prag.

Share With:
Translate »
262 Views