Kush i solli Krishtlindjet që sa trokiti nëntori?

Na ndajnë vetëm pak javë nga festat e dhjetorit, krishtlindjet dhe Viti i Ri që mezi i presim sidomos për atmosferën me drita, ngjyra, ngrohtësi dhe shumë dashuri. Disa nga personazhet e ekranit, konkretisht 3 vajza shumë të njohura për publikun, ja kanë nisur nga puna më herët. Iva Tiço na tregoi se dritat i ndezi që në fillim të nëntorit, teksa pranoi se këtë periudhë e pret me qejf dhe puna vazhdon deri në dhjetor për pemën perfekte të krishtlindjeve.

Nga ana tjetër Arbana, me Jonin për dore nisën blerjet dhe gjithçka na e tregoi me një video ku emocioni më i madh dallohet në fytyrën e të voglit. “Nuk është kurrë shumë herët”, tregoi moderatorja duke lënë të kuptohet se dëshirat e të birit janë përherë prioritet dhe prej tij nisi edhe puna kaq herët për festat. Ndërsa pak më parë edhe me Diellin në krah na tregoi rezultatin. Ndërsa bashkëshorti i saj pastron çfarë ka mbetur nga përgatitjet.

Ndërsa Xhensila publikoi kartolinën e festave me Ajkën dhe qenushin e familjes. E veshur fiks siç e kërkon kjo periudhë, me pemën, dritat dhe ngjyrat e festave në sfond, këngëtarja e tregoi që tani surprizën për publikun. Ama ca komente për një shtatzëni të mundshme të saj nuk munguan, për të vetmen arsye se në një prej fotove ka vënë duart tek barku.

Nëse nuk po gjenit ende justifikim për të vendosur pemën e festave që tani, ja tek e keni, merrni pak nga energjia e vajzave të ekranit.

Share With:
Translate »
156 Views