Ç’mendoi për herë të parë për Amal-in, George Clooney dhe si e morën vendimin për të pasur fëmijë
George Clooney ka folur si rrallëherë për njohjen me gruan Amal, mendimet e para që iu vërtitën në kokë për të dhe si e vendosën të sillnin në jetë fëmijë.
Për Amal: “Unë nuk doja të martohesha. Nuk doja të kisha fëmijë. Ishte kjo qenie e jashtëzakonshme njerëzore që hyri në jetën time dhe më bëri të dashurohesha çmendurisht. E dija që në minutat e para që e takove se me të do të ishte ndryshe. Unë kam dalë me shumë njerëz, të këndshëm, të mençur dhe të talentuar. Ndodh thjesht njëherë në kaq kohë që të takosh dikë aq special për ty”.

Për vendimin për të pasur fëmijë: “Ne ishim të martuar për rreth një vit dhe ishim në shtëpinë e miqve tanë. Ata kishin një fëmijë, i cili ishte i zhurmshëm dhe i bezdisshëm dhe unë thashë: ‘Oh dreq! Ne jemi me fat që kemi gjetur njëri-tjetrin”, iu drejtova Amal-it. Kurse ajo m`u kthye: Dhe mendoj që këtë fat duhet ta ndajmë me njerëz të tjerë.
“Kjo fjali më futi në mendime dhe i thashë në një moment: Nëse je ti ok me këtë ide, edhe unë jam ok”, tregon George Clooney.
Sigurisht surpriza më e madhe ishte pastaj ardhja e binjakëve, për të cilët ai sot shprehet i lumtur që kanë njëri-tjetrin.