Vrasja e Mateos në Fier, autori dërgohet në Vlorë për t’u mbrojtur, futet në izolim
Vrasësi i 8 vjeçarit Mateo Vasiu, Klodiam Çalamani është dërguar në paraburgimin e Vlorës. Kjo është bërë për të qenë më i mbrojtur nga ndonjë sulm. Nga Fieri në Vlorë 38 vjeçari është shoqëruar nën masa të forta sigurie dhe është vendosur në izolim shmangur çdo kontakt edhe me të burgosur të tjerë.
Kujtojmë se sot atij iu dha masa “arrest në burg”në Gjykatën e Fierit në mungesë për shkak se familjarë e të afërm të Mateos kanë hyrë me forcë në ambientet e Gjykatës, duke kërkuar se ku mbahej Klodian Çala.
Të vrarë në shpirt, të afërmit kërkojnë dënim me vdekje për autorin.