Foto/ Dikur edhe sot, si ka ndryshuar pema e Krishtlindjeve në Shqipëri!

Dhjetori është muaji i festave. Muaji ku sfidohet i ftohti, dëbora, vështirësia e lëvizjes. Vëmendja është përqendruar drejt zbukurimeve, përgatitjeve, ushqimeve të shijshme. Sot është e lehtë të kesh gjithçka, mjafton të paguash për to. Por, dikur në komunizëm ishte e vështirë. Shiritat shumëngjyrëshe, xixat, yjet, nuk i gjeje në asnjë treg në të gjithë Shqipërinë.

Pas 1967 nuk festoheshin më Krishtlindjet. Festa më e rëndësishme ishte 31 dhjetori, nata e ndërrimit të viteve. Pema e Krishtlindjeve nuk quhej më e tillë, pasi u zëvendësua me pemën e Vitit të Ri.

Po çfarë ka ndryshuar nga ajo kohë deri më sot? Dikur gjërat bëheshin vetë, në shtëpi. Fëmijët, të drejtuar nga më të rriturit, kontribuonin për të zbukuruar shtëpinë. Të duhej vetëm letër me ngjyra, gërshërë, ngjitës, vizore, laps dhe shumë fantazi.

Foto/ Dikur edhe sot, si ka ndryshuar pema e Krishtlindjeve në

Pema ishte punë më vete. Për ata që ishin në fshat, ishte më e lehtë, pasi e prisje në pyll nëse ishe afër tij. Ndërsa për ata në qytet ishte më e vështirë dhe i merrnin në fidanishte, në një madhësi të konsiderueshme, në varësi të hapësirës së shtëpisë. Pastaj, art i zbukurimit qëndronte te letra. Shiritat e saj nuk duhet të ishin shumë të hollë, por as edhe të trashë. Mundësisht të gjithë të barabartë, në mënyrë që shiriti të dilte pothuajse njëlloj dhe me ngjyra të kombinuara. Pastaj mbështillej rreth pemës dhe në çdo degë vendosej pambuk, për të dhënë ndjesinë e borës.

Foto/ Dikur edhe sot, si ka ndryshuar pema e Krishtlindjeve në

Ndërsa sot, pema e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri s’ka asnjë lidhje me atë pemë. Sot janë dritat, topat, dhuratat. S’ka nevojë për pambuk, pasi pemën e gjen me borë, pa borë dhe në çfarëdo lloj ngjyre ta duash. Sot mund të shkosh ta blesh në treg, ta mbash në garazh apo në ndonjë qoshe dhe ta nxjerrësh gjithmonë që vijnë festat. Prandaj këto festa janë pothuajse njëlloj.

Foto/ Dikur edhe sot, si ka ndryshuar pema e Krishtlindjeve në

Nuk kanë shije, as ngjyrë. Mungon era e bredhit, era e natyrës, mungojnë ngjyrat e letrës. Çdo gjë është e verbuar nga ngjyrat e dritave, nga dhuratat e shtrenjta dhe nga të mos bërit asgjë. Thjesht paguaj dhe do ta kesh në shtëpi.

Me siguri, nostalgjikët janë ata që e vuajnë më shumë këtë gjë. Ata që gjenden mes dy kohëve. Mes lumturisë së dikurshme dhe shkëlqimit të sotshëm.

Share With:
Translate »
287 Views