FOTOT/ Pas ndarjes nga Chiara Ferragni, Fedez konfirmon se do të bëhet baba për herë të tretë me partneren e tij të re

Reperi italian Fedez ndau në TikTok një video ku shfaqet duke ecur dorë për dore me partneren e tij, Julia Honegger, e cila duket me bark të rrumbullakosur, duke konfirmuar kështu lajmin që kishte kohë që qarkullonte në media.

Në video, 23-vjeçarja shihet e veshur me xhinse dhe një bluzë pa mëngë, që zbulon pjesërisht barkun e saj. Në një moment të klipit, çifti shfaqet edhe duke u puthur.

Sipas mediave italiane, thashethemet për shtatzëninë kishin muaj që qarkullonin, por pa një konfirmim zyrtar deri në publikimin e videos më 19 prill.  Raportohet se stilistja e re nga Milano është në një lidhje me Fedez që nga vera e vitit 2025.

Më herët, Fedez ka qenë i martuar me influenceren e njohur Chiara Ferragni. Dyshja, e njohur gjerësisht si “Ferragnez”, nisi lidhjen në vitin 2016, u martua në vitin 2018 në Siçili dhe ka dy fëmijë së bashku.

Megjithatë, marrëdhënia e tyre u përball me vështirësi në vitet e fundit, mes vëmendjes së madhe mediatike për çështje personale dhe profesionale, duke çuar përfundimisht në ndarjen e tyre rreth vitit 2024.

Share With:
Translate »
1 Views