Festat pranë familjes, tradita dhe mesazhet, psikologia: Prindërit e divorcuar të festojnë së bashku me fëmijët e tyre

Festat gjithmonë sjellin një frymë të ngrohtë e na afrojnë akoma dhe më shumë me njerëzit e dashur. Për këtë temë sot në  emisionin “Jeto me Orën” ishin të ftuar Kaon Serjani gazetar dhe Danjela Serjani mësuese dhe psikologen Erlinda Murati.

Kaon Serjani tregoi se është e vështirë ta mbash familjen të bashkuar gjatë festave sidomos kur ke fëmijët adoleshent.

“Ne jemi një familje që aktualisht i kemi fëmijët në prag adoleshence dhe e kemi paksa të vështirë që gjatë festave të gjendemi shumë kohë të gjithë sëbashku” u shpreh Serjani. Ndërsa Danjela Serjani tregoi ata janë një familje e re e krishterë pasi kur kanë qenë adoleshentë janë konvertuar nga mysliman në të krishter.

Ne e kemi pak të vështirë me përshtatjen e traditave në fenë e krishter pasi jemi një familje e re e krishterë. Unë dhe bashkëshorti kur ishim adoleshencë bënë një konvertim nga mysliman në të krishterë dhe kjo po na sjell pa vështirësi për shkak se nuk i njohim shumë mirë traditat e kësaj feje” u shpreh Danjela Serjani.

Më tej Danjela Serjani tregoi gjithashtu që së bashku me bashkëshortin janë kundër festimeve të mëdha. “Kemi qenë gjithmonë kundër festimeve të mëdha, dhurata të shtrenjta, luksit të tepruar” u shpreh Serjani. Gjithashtu Kaon Serjani ndau të njëjtin mendim me bashkëshorten e tij dhe tregoi se me fëmijët adoleshent është sfidë pasi ata janë gjithë kohën me bashkëmoshatarët e tyre.

Psikologia Murati tregoi se tashmë festat kanë bërë një kalim nga tradicionale në ato komerciale dhe se prindërit duhet të janë tepër të kujdesshëm me fëmijët duhet t’ju kushtojnë atyre më shumë kohë, të rrinë së bashku.

“Vitet e fundit kemi një kalim të festave nga tradicionalja në ato komerciale. Por unë si prind I kam mësuar fëmijët e mijë që të kënaqen me pak gjëra material dhe me më tepër aktivitete. Ata pikturojnë xhamat e shtëpisë për festa sesa t’i blejmë diçka të shtrenjtë dhe ata e ndjejnë e përjetojnë këtë kohën me familjen. Shumë prindër më thonë që fëmijët e mi kanë gjithçka që duan por s’janë të lumtur. Kjo është pra pikërisht sepse u blejnë çdo gjë por nuk kalojnë kohë me ta” u shpreh psikologia.

E pyetur nga moderatorja Ana Kallaku se pse njerëzit bëhen më të dashur gjatë kësaj periudhe festash psikologia Murati tregoi se e gjitha ka të bëjë me familjen.

Sepse dashuria është në thelb, thelbi është qeliza, dhe qeliza është familja siç e thamë. Për këtë arsye në përgjithësi festat e bashkojnë familjet dhe kështu lind mirësia” u shpreh psikologia.

Psikologia tregoi gjithashtu se tashmë jemi në një kohë ku festa është lokalizuar më tepër tek gjërat material.

 “Festat tashmë janë lokalizuar më tepër tek gjërat material, por fëmijët duhet ti fokusojmë më shumë tek aktivitet e festave, tek zbukurimi i bredhit tek përgatitjet sesa tek dhuratat material”– tha ajo.

Në studio çifti Serjani sollën edhe një dhuratë ku ndodheshin 5 qirinj në ngjyrë të kuqe dhe të bardhë e cila ishte një ritual në fenë e krishterë e cila sillte shpresë, besim, gëzim, paqe dhe qiriu i fundit ishte foshnja e Jezusit që sjell mbarësi në familje.

Psikologia Murati në përfundim dha një mesazh shumë të bukur për të gjithë ata prindër që janë të divorcuar.

“U them të gjithë prindërve të divorcuar se bëjeni për fëmijët tuaj dhe këto festa kalojini bashkë, mos u merrni me mentalitetin e njerëzve” përfundoi Murati.

Share With:
Translate »
304 Views