Vajza e Kim Kardashian sapo theu një rregull. Hyn live në Tik Tok dhe i shkon mamit në dhomën e gjumit

North West është zyrtarisht e famshmja më e re e familjes Kardashian. E ka kuptuar mirë 8-vjeçarja se si funksionon bota e showbizit, domosdo, rritur mes famës e reality show-t të tezeve, gjyshes e mamasë. Ndaj North ka marrë telefonin e Kim dhe ka hyrë live në Tik Tok nëpër gjithë shtëpinë. Si të mos mjaftonte ka shkuar edhe në dhomën e Kim, teksa kjo e fundit ishte shtrirë dhe i tha: Jemi live në Tik Tok North i njohu fansat e mamit me rezidencën e familjes Hidden Hills, e cila është zbukuruar me dekorime për Krishtlindje.

Ndër vendet e para ku ajo endet në klip duket të jetë dhoma e saj e gjumit, krejtësisht rozë në kontrast të plotë me pjesën minimaliste të shtëpisë.

Ndërsa rrëfente teksa ecte dhe bisedonte me fëmijët e tjerë në shtëpi, North tha:’le të zbresim në katin e poshtëm”

Aty gjeti nënën e saj që i bërtiti: Ndalo, ti e di që s`të lejohet kjo gjë. Deri tani kaq dihet për këtë histori.

Share With:
Translate »
231 Views