Tayna e manifestoi që në fëmijëri, këtë që është bërë sot

“Me kon shumë e famshme.” Në një faqe fletoreje, mes dëshirave të fëmijërisë, Tayna kishte shënuar ëndërrën e saj më të madhe. Donte të bëhej këngëtare, aktore, modele. Donte të kishte fansa nga e gjithë bota. E ardhmja, në ata rreshta të shkruar me dorë, kishte përmasat e mëdha që fëmijët u japin gjërave që dëshirojnë.

Vite më vonë, ajo faqe është shfaqur në Instagramin e artistes, bashkë me një fotografi të saj të vogël. “Qikjo u kon lista jem e deshirave qe e kom shkru kur jom kon e vogel”, ka shkruar Tayna.

Tayna e kishte shkruar fatin e saj: si manifestoi majat që ka arritur

Rruga që pasoi i dha asaj dëshire një trajtë konkrete. Me “Columbiana”, bashkëpunimin me Don Phenom të vitit 2018, Tayna nisi një karrierë që do ta çonte drejt një audience gjithnjë e më të gjerë. Më vonë, “Si Ai” dhe remiksi nga Marshmello e UKAY e zgjeruan ndjeshëm shtrirjen e muzikës së saj. Sipas të dhënave të Kworb, versioni origjinal ka kaluar 97 milionë dëgjime në Spotify, ndërsa remiksi ka tejkaluar 160 milionë. Dëshira për të pasur dëgjues përtej kufijve tashmë ka edhe shifrat e veta.

Ajo është këngëtarja shqiptare më e dëgjuar në Spotify për vitin 2026.

Natyrisht, një fletore nuk mund të shpjegojë gjithë mekanizmin e një karriere. Mes dëshirës dhe suksesit hyjnë talenti, puna, bashkëpunimet, zgjedhjet artistike dhe përgjigjja e publikut.

Share With:
Translate »
1 Views