Baba për herë të dytë, Saimir Çili prezanton publikisht partneren
Saimir Çili është rikthyer dhe jo vetëm në Festivalin e RTSH-së pas një mungese të gjatë, por edhe me një lajm të bukur. Vetëm pak ditë më parë, Saimiri është bërë baba për herë të dytë. 14 vjet pas lindjes së vajzës, Isea, këngëtari është i lumtur që është bërë edhe baba i një djali, Glauk.
I ftuar pasditen e sotme në “Rudina”, Saimiri ka rrëfyer më shumë për këtë emocion të përsëritur pas shumë viteve, por gjithashtu ka zbuluar për herë të parë edhe partneren e tij të re.

Ndonëse është kujdesur që jetën private ta mbajë larg vëmendjes së publikut, këtë herë Saimiri zbuloi se kush është njeriu që i ka rrëmbyer zemrën dhe që tani e ka bërë baba për herë të dytë.
“Gjithmonë jetën time e kam mbajtur private dhe daljet e mia në televizion i ruaj, kam ardhur vetëm tek ty” – tha Saimiri për “Rudina” duke shtuar se martesa zyrtare nuk është bërë ende për shkak të pandemisë.

“Jemi njohur në një mbrëmje. Quhet Klaudia Busha, është fizioterapiste. Jemi njohur në një ambient ku unë luaja muzikë dhe ndodhi.
Janë ato shikimet e para, duket gjëja. Unë vetëm e shihja, asaj i ra në sy dhe ndodhi ajo kimia. Unë jam pak tip i turpshëm, ndodhi ajo mrekullia që kemi dhe Glaukun. Unë jam me atë që bukuria vjen e dyta, njeriun shihe tek mendja dhe mençuria. Seriozitetin, përkushtimin që ka… Dashuria i përfshin të gjitha.”