E ëma i dërgon Einxhelit një letër: Luaj me zemër

“Luaj shpirt, por luaj me zemër.” Mami i Einxhel, e cila vuan nga Parkinson, është bërë sonte pjesë e Big Brother VIP me letrën e saj të ndjerë që i ka shkruajtur së bijës. Einxhel nuk i ka pëmbajtur dot lotët gjatë gjithë mbrëmjes, ajo ka treguar që është shumë e kujdesshme brenda shtëpisë vetëm e vetëm që të mos mërzisë mamin në shtëpi.

Emocionoi shumë historia e nënës së saj, që Einxhel e quan forcën e vet, emocionoi shumë edhe letra që ajo kishte shkruar. Sëmundja e Parkinsonit është një çrregullim i sistemit nervor. Klasifikohet si një “crregullim i lëvizjes” për shkak se dëmi që i shkaktohet trurit ndikon në aftësinë për të lëvizur pjesë të trupit.

Sëmundja në fillim u përgjithësua si “paralizë”, për shkak se simptomat kryesore të sëmundjes përfshin dridhje dhe më pas paralizë- të dyja këto përgjithësisht përbëjnë një diagnozë paralize. Parkinson bëri dallimin midis paralizës së përgjithshme dhe kësaj sëmundje të re. Nuk është një gjëndje e lehtë as për familjarët e një njeriu që jeton me Parkinsonin. I dëshirojmë Einxhelit jetë të gjatë për mamin, dhe sa më pak dhimbje.

Einxhel duke dëgjuar letrën emocionuese të mamit të saj të sëmurë me Parkinson

Share With:
Translate »
350 Views