Evropa përshpejton vaksinimin e fëmijëve 5-11 vjeç kundër COVID-19

 Përderisa vendet evropiane vendosën nën kontroll pandeminë e COVID-19, përshpejtuan vaksinimin e fëmijëve të moshës 5-11 vjeç kundër COVID-19 për të mbajtur shkollat ??hapur.
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), rregullatori i BE-së i barnave, më 25 nëntor miratoi vaksinën Pfizer-BioNTech për grupmoshat 5-11 vjeç me shkallë të lartë infeksioni dhe se vaksina do të jepet me një dozë më të ulët se për personat mbi 12-vjeç.

Pas kësaj, shumë vende morën masa për grupmoshën në fjalë, ku ka rreth 27 milionë fëmijë në BE. Sipas kësaj u synua që të imunizohen fëmijët, të cilët zënë një vend të rëndësishëm në numrin në rritje të rasteve, të kontrollohet rritja e përgjithshme dhe të mos ndërpritet arsimi.

Në Austri, disa provinca, veçanërisht kryeqyteti Vjena, filluan të vaksinojnë fëmijët e grupmoshës 5-11 vjeç përpara rekomandimit të EMA-së. Një projekt pilot filloi në Vjenë më 15 nëntor, me vaksinimin e parë të 200 fëmijëve. Që nga 25 nëntori fushata e vaksinimit të fëmijëve u përhap në të gjithë vendin.

Për shkak të shqetësimeve për variantin Omicron, i cili u përhap me shpejtësi në vendet si Hungaria, Greqia, Spanja, Gjermania dhe Austria, në shtypin vendas u pasqyrua se kishte një kërkesë të fortë nga prindërit.

Share With:
Translate »
238 Views