Pas historisë së trishtë të Einxhel, Fjoralba tregon me një foto gjendjen e saj dhe të Argjirës
Mbrëmjen e djeshme, Einxhel tregoi gjatë spektaklit historinë e saj të dhimbshme të cilën e ka pasur të vështirë ta ndajë me të gjithë banorët.
Ajo tregoi se prej vitit 2017 mamaja e saj ishte semurë dhe nuk dëshironte as të dilte jashtë dhe të bënte foto apo video, për shkak të problemeve edhe me sëmundjen e parkinsonit.
Momenti preku edhe vetë Arbanën, ndërsa, dy shoqet e Einxhel, Fjoralba dhe Argjira kanë qarë pafund së bashku me të.
“Si je me shikimin sot @argjiraspanca”, ka shkruar Fjoralba krah fotove ku duket ajo dhe Argjira duke qarë.

Me postime të ndryshme në rrjetet sociale vajzat kanë treguar mbështetjen e tyre për forcën e treguar brenda shtëpisë së Big Brother nga Einxhel.