Mami im është superhero!

Në showbizin shqiptar gjërat po ndjekin një rrjedhë të vetën dhe shumë personazhe të njohur tashmë po krijojnë familjet e tyre, ndjekur gjithmonë nga kurioziteti i fansave. Kohët e fundit janë bërë nëna shumë artiste që publiku i adhuron dhe secila prej tyre ka zgjedhur një rrugë të caktuar (mëmësie). Sot kemi ndaluar tek nënat VIP që menjëherë pas lindjes iu kthyen punës aty ku e lanë, duke i bërë të dyja në të njëjtën kohë, edhe mamin edhe punën: edhe mami të lumtura dhe të plotësuara edhe bebe të lumtura.

Ndër to kemi Marinën, e cila u bë nënë pak javë më parë dhe fill pas lindjes doli në ekran, po aq në formë e po aq e freskët dhe teksa bënte grimin mbante në duar ekranin e vogël lidhur me dhomën e bebit për të pasur gjithçka nën kontroll.

 

Eliona Pitarka po ashtu nuk i ndenji për shumë kohë larg skenës së Klanifornia-s. Pas lindjes së vajzës, vazhdoi aty ku e kish lënë duke alternuar punën me kujdesin për vajzën.

 

Sara Karaj, blogerja e njohur, gjithashtu ndërmori disa nga hapat më të rëndësishëm në karierën e saj si grua biznesi fill pas lindjes së të birit.

 

Gazetarja Eni Vasili solli në jetë jo një por dy bebe dhe menjëherë pas lindjes u kthye në studion e ‘Open’, siç kanë bërë para saj edhe shumë mama të tjera gazetare.

 

Orinda Huta iu rikthye po aq shpejt punës dhe ne e kemi parë disa herë të ndajë në Instagram foto e video me vajzën teksa i thotë se “mami vrapoi për të ardhur tek ti.”

 

Arbana Osmani gjithashtu nuk qëndroi me kohë të plotë në shtëpi pasi solli Diellin në jetë. Gjatë xhirimeve të reklamave shpesh shkonte me të birin në krah duke filluar njëkohësisht punën për Big Brother Vip. Sepse mamatë kanë ca fuqi magjike dhe dinë t’i bëjnë të gjitha, mund t’i bëjnë të gjitha, duan t’i bëjnë të gjitha dhe ia dalin më së miri./revistawho.com

 

Share With:
Translate »
211 Views