Makina del nga rruga në Krujë, rëndë 14-vjeçari
Tre të lënduar në Krujë, njëri prej tyre rëndë.
Mbrëmjen e sotme rreth orës 21:05 në aksin rrugor Krujë-Qafshtamë një automjet me drejtues shtetasin H. A., rreth 18 vjeç, ka humbur kontollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar shtetasi K. R., rreth 15 vjeç, i cili bashkë me drejtuesin e mjetit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi A. A., rreth 14 vjeç, ndodhet në gjëndje të rëndë.