E kishte dëshirë që në fëmijëri, shqiptari nga Kosova i vendos djalit emrin Gjergj Kastrioti

Kastriot Thaçi, një shqiptar nga Kosova që jeton prej vitesh në Gjermani ka tre fëmijë, një vajzë dhe dy djem, njërit prej të cilëve i ka vendosur emrin Gjergj Kastrioti. Pas këtij vendimi qëndron historia e heroit tonë kombëtar.

Në një lidhje me Skype për emisionin Abc-ja e mëngjesit, babai i vogëlushit 7-vjeçar tha se ka qenë dëshira e tij që nëse do të bëhej ndonjëherë baba i një djali, t’i vendoste emrin e figurës më unifikuese për shqiptarët.

“Ka qenë një frymëzim që kur kam qenë i vogël historia për Skënderbeun. Pastaj gjatë shkollës, ne si fëmijë në Kosovë i kemi pasur gjithmonë këto çështjet patriotike dhe e kam pasur si ide që kur të bëhem baba t’ia vendos emrin djalit Gjergj.”, tha ai.

 

Share With:
Translate »
178 Views