Ja sa viktima dhe raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Vijon të mbetet i lartë numri i infektimeve nga Covid në Shqipëri. Nga 3,275 testime të kryera gjatë 24 orëve kanë rezultuar pozitivë 376 qytetarë. Shumica në Tiranë me 174 raste, 23 në Fier, 14 në Lushnje, 13 në Durrës, dhe 12 raste në Elbasan.

Numri i të prekurve aktivë ka pësuar ulje. Aktualisht në Shqipëri janë 5,165 pacientë aktivë me COVID-19.

Fatkeqësisht 6 pacientë të moshave 31-86 vjeç nuk e kanë fituar betëjen me Covid. Viktimat janë nga Fieri, Tirana, Gjirokastra, Durrësi dhe Vlora.

Krahasuar me një ditë më parë ka një ulje të numrit të të shtruarve në dy spitalet Covid në kryeqytet. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 117 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

Fatmirësisht gjatë 24 orëve të fundit 383 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid, duke e çuar në 197,930 numrin  të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Share With:
Translate »
156 Views