“Babagjyshi” hajdut/ Në shtëpinë e 15-vjeçarit që u kap duke grabitur
Teksa punonte pas mësimit si lavazhier, Eni dhe shoku tjetër i tij ishin të bindur se kishin zbuluar biletën me të cilën do të shpëtonin familjen nga varfëria.
Me të ëmën të sëmurë dhe babain punëtor ndërtimi 15 vjeçari kuptoi se posta furnizohej me para dhe pikërisht këto para fëmija i mendoi si shpëtimi i familjes.
Përkundrazi Eni i hapi më tepër probleme njerëzve të shtrenjtë, mbasi i ati u arrestua gjatë kontrolleve të policisë që gjetën një armë në shtëpinë ende të papërfunduar.
“Doja të blija dyer, dritare, ushqime, bredhin , por çe do më zbuluan , do i çoja pak e nga pak që mos të më kuptonin”.
Fëmijët u mbajtën pak orë në paraburgim dhe më pas u lanë të lirë për shkak të moshës.
“Më arrestuan babin ta kisha ditur nuk u kisha treguar se sa lekë kisha dhe nuk ua kisha dhënë paratë por kisha nxjerrë babin”.
Tanimë e ëma ka lënë krevatin dhe është nisur në kërkim të borxheve, me të cilat do të paguajë avokatin që duhet të nxjerrë nga burgu kryefamiljarin.
Në shtëpinë pa dyer dhe dritare prindërit e 15 vjeçarit kanë improvizuar këto shiritë si bredh të vitit të ri për të festuar ndërrimin e viteve që vazhdojnë t’i lënë të varfër.