Kim Kardashian bën hapin e madh, prezanton Pete Davidson me fëmijët e saj
Kim Kardashian ka bërë një hap të madh në marrëdhënien e re dhe thuhet se ka prezantuar me katër fëmijët e saj të dashurin Pete Davidson. Sipas “Hollywood Life”, sipërmarrësja e “SKIMS”, 41 vjeçe, e çoi romancën e saj me yllin e “SNL” në nivelin tjetër duke e lejuar atë të takonte North, Saint, Chikago dhe Psalm me burime që thanë që fëmijët ‘e adhuronin’ komedianin.
Ndërkohë, thuhet se Pete ‘nuk është i shqetësuar’ për përpjekjet e fundit të Kanye West për t’u pajtuar me gruan e tij.
Kim dhe Pete u takuan për herë të parë kur ajo ishte prezantuese e “Saturday Night Live” në tetor dhe ndanë puthjen e tyre të parë teksa luanin rolet në një skenë nga shfaqja.
Dhe lidhja e tyre me sa duket po shkon hap pas hapi pasi Kim thuhet se e ka lejuar Pete të takojë njerëzit më të rëndësishëm në jetën e saj.
“Pete takoi fëmijët e Kim dhe ajo e prezantoi me ta si “mikun e mamasë”. Kim mendoi se ishte vërtet e lezetshme mënyra se si ai ndërvepronte me ta dhe se ai u përpoq t’i bënte fëmijët e saj të qeshin ashtu si bën të gjithë ata që takon!”, tregoi një burim për “Hollywood Life”