Lodhja, një nga simptomat që do t’ju shoqërojë gjatë ditëve të fundit të shtatzënisë suaj

Shtatzënia, një nga periudhat më të bukura që çdo grua shtatzënë përjeton, ku të gjitha emocionet gërshetohen në një të vetëm.

Në plot nëntë muajt e shtatzënisë, ju mbase keni lexuar libra të ndryshëm, jeni kujdesur në përzgjedhjen e duhur të rrobave për foshnjen tuaj, për emrin, dekorimet apo edhe për procesin e lindjes suaj shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.

Ndërkohë që, në ditët e fundit të shtatzënisë suaj, sigurisht se jeni të përqëndruara më shumë tek vetja juaj pasi mund të përballeni me disa simptoma që mund të krijojnë parehati si në aspektin emocional ashtu edhe në atë fizik.

Simptomat kryesore që mund të vini re në këtë fazë janë:

-Dhimbjet në shpinë;

-Presion në legenin tuaj;

-Pagjumësi;

-Lodhje;

-Urinim i shpeshtë;

-Ndryshime në oreks.

Share With:
Translate »
28 Views