Chiara Ferragni uron Krishtlindjet, por diçka nuk shkon në këtë foto

Chiara Ferragni është padyshim ‘shpirti i festës’ në këto Krishtlindje. Bloggerja e famshme italiane dhe sipërmarrësja, ka postuar kartolinën familjare të Krishtlindjeve, në të cilën vetëm ajo i buzëqesh aparatit.

Ndryshe nga bashkëshortja, Fedez ka veshur një bluzë të gjelbër me fytyrën e personazhit famëkeq të festave, “Grinch”, e jo vetëm kaq, por i është përshtatur edhe me mimikën e tij.

Leo dhe Vittoria nuk e kanë mendjen aspak që të ndjekin terezinë e mami Chiara-s, edhe pse djali mban kapuçin e Babagjyshit dhe vogëlushja është veshur në të kuqe. Gjithsesi, prindërit kanë postuar foto të të vegjëlve disa orë më parë ku ndryshe nga kartolina, duken kaq lezetshëm të përqafuar me njëri-tjetrin.

Gjithsesi, mami Chiara do të ketë punë në të ardhmen që t’i injektojë të gjithëve gëzimin e saj.

Share With:
Translate »
215 Views