Këto janë filmat më të mirë që mund të shihni së bashku me fëmijët në mbrëmjen e Vitit të Ri

A keni ndonjë plan special për Vitin e Ri? Kjo është koha më e bukur e vitit dhe ndonjëherë shijohet më shumë kur qëndron me familjen dhe shikon një film të këndshëm për festa. A keni ndonjë film të preferuar që ka lidhje me temën e Vitit të Ri? Këtu mund të gjeni disa sugjerime, që u sigurojmë se janë filma shumë interesantë.

“Sesame Street Celebrates Around the World” – Elmo dhe shokët e Sesame do të argëtojnë të vegjëlit tuaj me këngë festive dhe do u mësojnë atyre për traditat e ndryshme të Vitit të Ri rreth botës.

“Rudolph’s Shiny New Year” – ‘Bebja’ e Vitit të Ri ka humbur dhe në rast se nuk gjendet Viti i Vjetër do të vazhdojë përgjithmonë. Kush mund ta gjejë më lehtë atë? Sigurisht që dreri Rudolf me hundën e tij të shndritshme.

“Happy New Year Charlie Brown” – Charlie ka ende shumë detyra shtëpie për të bërë edhe në natën e ndërrimit të viteve, por atij i pëlqen shumë që të shkojë edhe në party…

“Winnie the Pooh: A Very Merry Pooh Year” – Lepuri do ta zbulojë shpirtin e vërtetë të festave në momentin kur miqtë e tij do të prishin planet për të ndryshuar në Vitin e Ri, por gjithçka do të rezultojë në një ngjarje shumë gazmore dhe të çiltër.

“About a Boy” – Një beqar simpatik do të marrë një mësim shumë të vlefshëm për jetën nga një djalosh 12 vjeçar shumë i zgjuar. Është një komedi që do t’i japë ngjyrë ditës tuaj.

“Ghostbusters 2” – ‘Ndjekësi i fantazmave’ do të mbrojë qytetin e New York nga të këqinjtë.
“Sleepless in Seattle” – Një djalë ndihmon babain e tij të gjejë dashurinë e re të jetës. Një histori dashurie që asnjëherë nuk del nga moda.

“While You Were Sleeping” – Një komedi dashurie që është mirë të shikohet nga e gjithë familja.

Share With:
Translate »
27 Views