Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska bëjnë gjestin më të bukur të kësaj fundjave festive

Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska janë një nga çiftet më të dashura shqiptare. Ata janë shumë aktivë në rrjetet sociale ku ndajnë me ndjekësit detaje të ndryshme nga përditshmëria e tyre. Edhe pse prej kohësh janë larg ekranit njerëzit i ndjekin me shumë kuriozitet dhe dashuri. Si shumë personazhe publike, edhe ata publikuan dje kartolinën e tyre të Krishtlindjeve me dy fëmijët, Joelin dhe Sian, duke na bërë sytë zemra të gjithve.

 

 

E po aq i bukur sa kjo kartolinë ka qenë edhe gjesti i tyre ditën e sotme. Së bashku me Joelin dhe Sian, Ermali dhe Ami kanë qenë në “Shtëpinë e Fëmijës Zyber Hallulli”. Ami ka ndarë në Instastory disa foto nga shtëpia e fëmijës, ku kanë kaluar sot disa orë duke u dhuruar dashuri e jo vetëm fëmijëve.

Ky është padyshim edhe një mesazh shumë i rëndësishëm që duhet të jepet sidomos në këtë periudhë, e konsideruar si më e bukura e vitit. Të japim e marrim dashuri, sidomos njerëzve në nevojë.

(VIDEO) Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska bëjnë gjestin më të

(VIDEO) Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska bëjnë gjestin më të

 

Vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që Ami dhe Ermali bëjnë vepra të tilla humane, pjesën më të madhe të të cilave e mbajn larg vëmendjes së publikut.

Vërtetë për tu duartrokitur.

Share With:
Translate »
232 Views