Kush është partnerja e Sabianit, nëna e djalit të tij dhe arsyeja pse e mban larg publikut

Sabiani e ka mbajtur prej vitesh jetën e tij hermetike, ndërkohë që me hyrjen në ”Big Brother VIP” zbuloi disa detaje nga jeta e tij. Fakti që ai ishte bërë baba për herë të dytë me partneren e re pas divorcit nga nëna e Keisit, dihej nga rrethi i ngushtë i miqve të këngëtarit, pasi ai preferonte të mos e bënte publike këtë pjesë të jetës së tij. Por pasi u bë pjesë e reality showt ai foli për djalin 3- vjeçar, Enes, i cili ishte supriza e produksionit për Sabianin brenda shtëpisë.

Mirëpo, ka tërhequr vëmendje që Sabiani nuk ka folur për bashkëshorten e madje as në rrjetet sociale nuk ka postuar foto me të. Po kush është partnerja e Sabianit? Burime për “Panorama Plus” kanë treguar se ajo është grimiere me profesion dhe quhet Arnisa Xhikaj. Ajo është gjithmonë pranë Sabianit kudo, por këngëtari sërish ka zgjedhur që të mos e zbulojë as identitetin dhe as fotot e saj, duke e lënë mister për publikun se cila është nëna e djalit të tij 3-vjeçar.

(FOTO) Kush është partnerja e Sabianit dhe arsyeja pse e mban larg

(FOTO) Kush është partnerja e Sabianit dhe arsyeja pse e mban larg

Sabiani është shpreh se djali erdhi në jetë në një moment kur nuk e priste dhe ishte një bekim nga Zoti. Ai tha se në fillim kishte merak mos vajza e tij e madhe, Keisi, do të bëhej xheloze por nuk ndodhi kështu, pasi ajo e do shumë vëllain e saj. Ndërsa shtoi se ardhja në jetë e dy fëmijëve nga nëna të ndryshme, nuk ka qenë e lehtë për të.

/News31

Share With:
Translate »
182 Views