Babai i Tom Holland zbulon dhuratën e pazakontë të martesës që i bëri të birit dhe Zendayas

Historia e dashurisë mes Tom Holland dhe Zendaya ka tërhequr prej vitesh vëmendjen e publikut, derisa çifti vazhdon ta mbajë jetën private larg mediave.

Një detaj interesant për ta ka zbuluar babai i Tom Holland, Dominic Holland, i cili tregoi për një dhuratë të veçantë që përgatiti për djalin dhe nusen e tij.

Gjatë një udhëtimi në Japoni, ai zgjodhi të blinte dy thika cilësore japoneze kuzhine, një për Tomin dhe një për Zendayan.

 Tom Holland

Për ta bërë dhuratën më personale, thikat u gdhendën me emrat e tyre.Momenti u bë edhe më interesant kur shitësi në dyqan kuptoi se për kë po i blinte Dominic thikat.

Megjithatë, familja Holland kërkoi që takimi dhe çdo fotografi të mos publikoheshin në rrjetet sociale, duke respektuar dëshirën e çiftit për privatësi.

Edhe pse dhurata mund të duket e pazakontë, qëllimi ishte që Tom dhe Zendaya të merrnin diçka praktike, të veçantë dhe me vlerë personale.

 Tom dhe Zendaya

Çifti u njoh gjatë xhirimeve të filmave të “Spider-Man”, gjersa lidhja e tyre është ndjekur nga afër nga fansat.

Për shkak se të dy përpiqen ta mbajnë marrëdhënien larg vëmendjes mediatike, edhe detajet rreth martesës së tyre kanë shkaktuar shumë kureshtje dhe spekulime.

Share With:
Translate »
5 Views