Vajzat e Cardi B shkëlqejnë nga koka te këmbët, veshur nga dy zonja shqiptare

Cardi B ka publikuar një foto me të bijat me rastin e Krishtlindjes dhe komentet më të shumta i morën të voglat që ishin veshur si princesha në ngjyrë të kuqe. Reperja u shfaq më e lumtur se kurrë teksa uronte Krishtlindjen për miliona ndjekës.

Por a e dinit se vulën e fustaneve të vajzave të saj e mban një markë shqiptare? Dy nëna nga Shqipëria kanë arritur të ngrenë një brand dedikuar fëmijëve, me dashurinë dhe përkujdesjen ndaj tyre. Ato e kanë bazën në New York, por mjafton të hedhësh një sy në faqen zyrtare për të kuptuar se ka diçka shqiptare në emër dhe komentet e mbështetësve nga vendi ynë. “Sebell Couture” me siguri do bëhet një nga emrat më të njohur të modës dhe gjasat që kjo të ndodh pas promovimit nga Cardi B janë të mëdha.

Share With:
Translate »
169 Views