Lot dhe emocione, Beatrix takohet me Albanin, përlotet dhe Donaldi
Beatrix Ramosaj u largua nga shtëpia e Big Brother në nisje të emisionit të sotëm për të shkuar drejt Pallatit të Kongreseve ku mori një surprizë të veçantë.
Beatrix shpërtheu në lot kur pa vëllain e saj, Albanin teksa performonte në skenën e festivalit muzikor në RTSH. Edhe për Albanin nga ana tjetër ishte surprizë ardhja e të motrës.
Pas performancës, Albani dhe Beatrix u takuan mes lotësh dhe emocionesh të forta.
“Të mendojmë gjithë kohës, të ndjekim, je më e mira, asgjë s’krahasohet me ty, të dua shumë”, i tha Albani.
Për pak sekonda Beatrix takoi edhe të ëmën e cila ndodhej aty.