Gent Zenelaj zbulon marrëdhënien e veçantë me të bijën: Më 1 janar do lahemi në det

Aktori dhe moderatori shumë i dashur për publikun, Gent Zenelaj ka treguar se është shumë i lidhur me familjen.

Ai ka zbuluar herë pas here përmes postimeve në rrjetet sociale se ka një marrëdhënie shumë të afërt me djalin, Danielin dhe veçanërisht me vajzën, Arian, pasi këtë të fundit e ka angazhuar edhe në botën e televizionit.

Genti zbuloi dhe arsyen pse Arian e bëri pjesë të reklamës për festat e fundvitit.

“Emocion shumë i madh të punoja me gocën. Unë realisht doja të kisha një kujtim me të. Doja të ishte diçka pozitive për festat. Ka një qasje që duhet të dekorohej shumë shpejt. Pasi siç e thamë 2021 ishte një vit më i vështirë se 2020 se situata ka qenë shumë e rënduar”.

Më tej, ai tregoi se e dashuron detin dhe ka vendosur që të lahet më datën 1 janar.

“Unë e kam detin karikimin tim të baterive, nëse do të më vrasësh shpirtërisht më ço në mal. Unë e dua shumë detin dhe diellin. Kam një plan në 31 ose në 1 janar të lahem. Edhe Danieli e ka qejf. E shijojmë shumë verën, sepse kam veglat të tëra”

Share With:
Translate »
219 Views