E rëndë/ Fishekzjarret i marrin jetën 12-vjeçarit, plagoset dhe një tjetër fëmijë
Një 12-vjeçar ka humbur jetën dhe një fëmijë tjetër ka mbetur i plagosur rëndë nga një shpërthim i fishekzjarreve në Holandë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Haksbergen, një qytet i vogël, pranë kufirit me Gjermaninë, teksa fëmijët po shihnin një burrë i cili po ndizte fishekzjarre.
Njëri nga fëmijët humbi jetën dhe tjetri u plagos rëndë. Ndërkohë festimi me fishekzjarre është ndaluar për të dytin vit radhazi në Holandë.
Spektakli i fishekzjarreve para pandemisë ishte një praktikë në rrugët dhe sheshet e Holandës. Pas kësaj erdhi dhe ndalimi i lojërave piroteknike për të ndaluar incidente e mundshme gjatë festave.