Aksidenti në Tiranë, mes të plagosurve gjashtë fëmijë dhe një grua shtatzënë

Gjashtë fëmijë dhe një grua shtatzënë mbetën të plagosur sonte në një aksident rrugor që raportoi noa.al pak minuta më parë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:05, në Vaqarr, kur automjeti me drejtuese shtetasen Xh. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. P.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar 6 fëmijë të mitur, të moshave 6-10 vjeç, të cilët udhëtonin si pasagjerë në automjetin që drejtohej nga shtetasja Xh. Sh., si dhe vetë drejtuesja e këtij automjeti.

Të plagosurit po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Sipas të dhënave paraprake, në njërin prej mjeteve ndodhej një grua shtatzënë, e cila udhëtonte së bashku me gjashtë fëmijë.

Në vendngjarje mësohet se vogëlushët ishin mbledhur për të luajtur në fushë minifutbolli (kalçeto). Ata gjendeshin në makinë në momentin e përplasjes dhe për fat të mirë, lëndimet e marra nuk i rrezikojnë jetën.

Share With:
Translate »
1 Views