Arrestohet vëllai i Sheila Haxhirajt
Policia e Lezhës së fundmi ka zbuluar një laboorator i cili dyshohet se shërbente për prodhimin e dokumentave të huaja të identifikimit, të dyshuara të falsifikuara.
Mes katër personave të arrestuar në lidhje me këtë çështje edhe edhe vëllai i këngëtares së njohur Sheila Haxhiraj.
Sipas policisë së Lezhës, Henri Haxhiraj së bashku me të tjerët, kanë përfituar shuma të ndryshme monetare që variojnë nga 500-300.000 euro nga shtetas të huaj të cilët binin pre e mashtrimit të këtij grupi.
Gjithashtu është zbuluar edhe një ambient ku ushtrohej aktivitetit i dyshuar i mashtrimit kompjuterik, ndaj shtetasve të huaj.