Në ditëlindjen e Bora Zemanit ishte edhe Vin Veli, i cili u argëtua pafund më Arborin
Moderatorja e dashur shqiptare festoi ditëlindjen me 9 janar.Një tjetër festë me familjarë e miq ajo pati edhe mbrëmë ku mori vëmendje të madhe mediatike.
Por përveç këtyre emrave të njohur për publikun, një nga personazhet që mori vëmendje në ditëlindjen e Borës është edhe ish partneri i saj Vin Veli me të cilin e ka djalin.
Vini ishte dj i mbrëmjes ku po argëtohej mjaft shumë në ditëlindjen e ish partneres, duke treguar se mes tyre s’ka pasur vend për hatërmbetje.
Kujtojmë se romanca e tyre e dashurisë përfundoi pesë vite më parë.
