Aktori i thur vargjet më të ndjera të bijës për ditëlindjen e parë

Aktori dhe regjisori i njohur, Erion Isai, feston ditëlindjen e parë të vajzës së tij. Ajëri mbush plot një vjeç dhe kjo është një nga ditët më të bukura për ish-aktorin e “Portokalli”-së. Isai është i njohur jo vetëm për rolet e tij në këtë program humoristik, si “Insta Girls”, “Tv Erseka” etj. por ka qenë gjithashtu edhe një nga krijuesit e shumë teksteve të numrave, që ju kanë bërë të qeshni pafund në “Portokalli”. Ai sot ka krijuar ndoshta tekstin më të bukur dhe të ndjerë për vogëlushen e tij, që do të prekë jo vetëm ata që kanë provuar ndjesinë e të qenit prindër, por këdo që do t’i lexojë këto vargje.

Share With:
Translate »
1906 Views