Johnny Depp si Jack Sparrow, për të surprizuar fëmijët e sëmurë

Aktori Johnny Depp është i njohur për rolin e tij si kapiten Jack Sparrow, rol që e luan në filmin e shumëpëlqyer në mbarë botën Piratët e Karaibeve. Pikërisht i veshur si kapiten Jack Sparrow ai ka vizituar fëmijët e sëmurë në spitalin B.C. Children’s Hospital duke i zbukuruar ditën atyre, pasi personazhi i kapiten është shumë i pëlqyer për ata. Sipas burimeve nga spitali aktori ka kaluar rreth 6 orë duke takuar të gjithë pacientët me rradhë nga të porsalindurit deri tek adoleshentët. Ai arriti në spital rreth orës pasditen e së hënës  dhe u prit në hyrje nga 3 udhëzues të veçantë që më parë kanë qenë pacientë në këtë spital. Kjo nuk është hera e parë që ai përdor karakterin e tij në spital për një kauzë të mirë. Në vitin 2015 kur po xhironte për filmin Piratët e Karaibeve: Të vdekurit nuk tregojnë përralla, në Australi dhe kaloi disa kohë me fëmijët e sëmurë në spialin Lady Cilento Children Hospital në Brisbane. Johnny Depp ndodhet në Vankuver për të xhiruar për filmin Richard Says Goodbye dhe do të qëndrojë atje deri më 25 gusht, kur filmi do të përfundojë.

Johnny Depp visits BC Children’s Hospital as Capt. Jack Sparrow

“Captain Jack’s” ship arrived under a veil of secrecy and was met at the entrance by patients who gave the pirate the lay of the land. Blowing into the playroom with his first mates Hollywood actor Johnny Depp brought his pirate playfulness to the children assembled for a Pirate Party.

Posted by BC Children's Hospital Foundation on Monday, August 14, 2017

Share With:
Translate »
758 Views