Dyshimet se Arbana është shtatzënë vazhdojnë dhe ja ku i keni provat

Arbana Osmani është me shumë mundësi shtatzënë dhe thashethemet po bëhen edhe më interesante. Ishte portali n’Zoom në Kosove që e dha i pari si lajm.

Arbana është parë në emision duke drejtuar shumë e emocionuar Big Brother Vip. Beatrixa la shtëpinë mbrëmjen e djeshme në eliminimin e saj kokë më kokë me Einxhel dhe Donaldin.

Moderatorja u prek shumë nga dalja e këngëtares. Në fakt fakti që është shtatzënë u kuptua dhe nga sjellja e Arbanës gjatë drejtimit te spektaklit.

Moderatorja e njohur që është në një marrëdhënie me regjisorin Eduard Grishaj, gjate gjithë kohës mbulonte barkun me skaletë ose mbante duart para.

 

Fustani i kuq që kishte zgjedhur ishte shumë i ngushtë dhe ja nxirrte në pah rrumbullakësinë e barkut. Edhe më herët në rrjetet sociale ajo ka bërë postime të dyfishta, madje duke thënë se Dielli është gati për një motër.

Arbana është mamaja e dy fëmijëve. Diellin e ka me Eduart Grishajn, ndërsa djalin e parë e ka me ish-bashkëshortin e saj.

Share With:
Translate »
210 Views