Ori Nebiaj zbulon se ka ngrirë vezët: “I kam marrë masat”
Një bisedë rreth mëmësisë dhe vendimeve që gratë marrin për të ardhmen e tyre është zhvilluar në studion e emisionit “Goca dhe Gra”, ku nuk kanë munguar as rrëfimet personale.
E ftuar në program, gazetarja Mira Kazhani ka folur për dëshirën e saj për t’u bërë nënë, një ëndërr që, siç tregoi, nuk arriti ta realizonte. Gjatë diskutimit, ajo u ndal edhe te rëndësia e ngrirjes së vezëve, duke u sugjeruar vajzave dhe grave që ta konsiderojnë këtë mundësi për të ardhmen.
Pikërisht në këtë moment, Ori Nebiaj ka bërë një zbulim personal, duke konfirmuar se e ka kryer tashmë procedurën e ngrirjes së vezëve.
“I kam marrë masat”, u shpreh ajo, duke treguar se ka menduar paraprakisht për këtë aspekt të jetës së saj.
Nga ana tjetër, Mira Kazhani theksoi se kjo është një mundësi që ia vlen të merret në konsideratë, ndërsa zbuloi se përvojat e saj personale i ka ndarë edhe në librin që ka shkruar.
“Është mirë që t’i ngrijmë vezët. Le të jetë aty. Tani, të them të drejtën, unë në libër i kam rrëfyer të gjitha”, u shpreh Kazhani.
Një diskutim që riktheu në vëmendje një temë gjithnjë e më të pranishme në bisedat mes grave: fertilitetin, zgjedhjet personale dhe mundësinë për të ruajtur alternativa për të ardhmen.