Pfizer kërkon autorizim urgjent për aplikimin e vaksinës COVID-19 te fëmijët nën moshën 5 vjeç

Pfizer dhe BioNTech së shpejti do të kërkojnë autorizim urgjent për aplikimin e vaksinës COVID-19 për fëmijët nën moshën pesë vjeç te autoritetet amerikane, njoftuan mediat amerikane. Kjo është grupmosha e vetme në Shtetet e Bashkuara në të cilën nuk është pranuar të bëhen vaksinat e koronavirusit.

Që sot, kompanitë mund të kërkojnë autorizim urgjent për vaksinimin me dy doza për fëmijët nga 6 muajsh deri në pesë vjeç.

Lëvizja vjen pasi vala e rasteve me variantin Omicron po ulet në Shtetet e Bashkuara, por shkollat ende janë të mbyllura dhe prindërit të shqetësuar për fëmijët e tyre të pavaksinuar.

Regjistrimet e reja pediatrike në lidhje me Covid shënuan një rekord të lartë në SHBA në dhjetor.

Muajin e kaluar, Administrata e Ushqimit dhe Barnave miratoi vaksinën përforcuese të Pfizer për COVID-19 te fëmijët deri në 12 vjeç. Gjithsesi normat e vaksinimit në këtë grupmoshë janë relativisht të ulëta, më pak se 22%, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

FDA shpreson të miratojë injeksionet për fëmijët e vegjël në fund të shkurtit. Kërkesat për të aplikuar tre doza te fëmijët nuk do të dorëzohet deri në fund të marsit.

Share With:
Translate »
161 Views